Shpërthen zjarri mbi malin e fshatit Corroticë

Shpërthen zjarri në malin e fshatit Corroticë të Preshevës, kryesisht në zonën e njohur nga popullsia lokale si “te pishat e Corroticës.


14:33 / Zjarri kaplon malin mbi fshatin Corroticë

Shkaku që shkaktoti zjarrin ende nuk dihet, por sipas popullsisë lokale vendi i cili është përfshirë nga flakët është shumë afër shtëpive të banorëve.

Kujtojmë se në gusht të vitit 2022, flakët e mëdha të zjarrit që shpërthyen në këtë vend shkatërruan një pjesë të madhe të pishave, derisa për shuarjen e tij u angazhuan 65 zjarrfikës me 26 automjete, si dhe 11 pjesëtarë të njësisë së helikopterëve me tre helikopter të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë.

15:20 / Zjarrëfiksat dalin në vendngjarje

Njësia e zjarrëfiksave të përkrahur nga ndërmarrja publike “Moravica” dhe banorët e fashtit Corroticë, kanë dalë në vend të ngjarjes dhe po tentojnë me mundësitë vetanake të sigurojnë që zjarri mos të zgjërohet më tutje.

15:35 / Reagon Nexhmedin Ademi, kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Preshevë

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka reaguar kryetari i këshillit të Bashkisë Islame në Preshevë, Nexhmedin Ademi, i cili edhe është nga ky fshat.

Në postimin në të cilin ai ka publikuar një video nga zjarri që ka shpërthyer në malin e fshatit Corroticë, ka mallkuar autorin e zjarrit, duke aluduar në persona të papërgjegjshëm.

“E kanë vendos mos me lënë asnjë pishë të gjelbërt. I mallkuar qoftë krimineli që nuk po e ndal dorën….” ka shkruar në Facebook ai, duke shoqëruar me një video nga vendi i ngjarjes.

15:46 / Sinani: Pamje shqetësuese nga fshati Corroticë

Pas shpërndarjes së hovshme të zjarrit mbi fshatin Corroticë, ka reaguar edhe kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani.

Ajo përmes një postimi në faqen e saj në Facebook ka thënë se Shtabi për Situata të Jashtëzakonshme është aktivizuar menjëherë dhe është në koordinim të plotë me ekipet e zjarrfikësve që ndodhen në terren.

“U bëjmë thirrje të gjithë banorëve që të tregojnë kujdes maksimal dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve. Po ashtu ju lusim me përgjegjësi të mos ndizni zjarre në pyje apo afër shtëpive, sepse edhe pakujdesia më e vogël mund të sjellë pasoja të mëdha për njerëzit dhe natyrën.” ka shkruar mes tjerash Sinani në facebook.

Ajo përveç tjerash ka falënderouar të gjithë ata që janë në vijën e parë të përballjes me zjarrin dhe janë duke bërë maksimumin për ta vënë nën kontroll situatën.

Reagimi i plotë i kryetares Sinani në faqen e saj në Facebook:

🔥 Pamje shqetësuese nga fshati Corroticë 🔥
Me keqardhje të madhe ju njoftojmë se një zjarr i madh ka përfshirë zonën pyjore mbi fshatin Corroticë. Flakët janë përhapur me shpejtësi.
⚠️ Shtabi për Situata të Jashtëzakonshme është aktivizuar menjëherë dhe është në koordinim të plotë me ekipet e zjarrfikësve që ndodhen në terren. Janë kontaktuar edhe shtabet përkatëse në Vrajë dhe komunat përreth për ndihmë të menjëhershme.
🙏 U bëjmë thirrje të gjithë banorëve që të tregojnë kujdes maksimal dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve. Po ashtu ju lusim me përgjegjësi të mos ndizni zjarre në pyje apo afër shtëpive, sepse edhe pakujdesia më e vogël mund të sjellë pasoja të mëdha për njerëzit dhe natyrën.
⚠️ Kujdes i shtuar kërkohet edhe në pjesët tjera të qytetit dhe komunës sonë, pasi thatësia dhe temperaturat ekstreme e rrisin ndjeshëm rrezikun për zjarr.
🤝 Falënderojmë të gjithë ata që janë në vijën e parë të përballjes me zjarrin dhe janë duke bërë maksimumin për ta vënë nën kontroll situatën.
Lajmi në përditësim…

ARTIKUJT E NGJASHËM

Dështon takimi i paraparë mes Kryetarit të Trupit Koordinues dhe atij të KKSH-së, shkak flamuri kombëtar shqiptar

PreshevaPRESS

Vizita e Martinoviq dhe Mitroviq në Preshevë

PreshevaPRESS

Qeveria e Kosovës ndan 580 mijë euro për Shkollën e Muzikës dhe Muzeun e Preshevës

PreshevaPRESS