Kuvendit Komunal në Preshevë miraton llogarinë përfundimtare të buxhetit për vitit 2024

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal të Preshevës, e cila filloi në kohën e paraparë, është shqyrtuar dhe miratuar propozim-Vendimi për miratimin e Llogarisë përfundimtare të buxhetit të konsoliduar të komunës për vitin 2024.


Vendimi është miratuar me 24 vota për, ndërsa nuk pati asnjë votë kundër apo abstenim, duke reflektuar një konsensus të plotë të këshilltarëve komunalë lidhur me administrimin financiar të komunës për vitin e kaluar.

Ky veprim paraqet një hap të rëndësishëm në drejtim të përgjegjshmërisë fiskale dhe transparencës institucionale, ndërsa pritet të pasohet me diskutime dhe vendime për planifikimin buxhetor të vitit vijues.

Llogaria përfundimtare për vitin 2024 përmbledh të gjitha të hyrat dhe shpenzimet e realizuara gjatë vitit të kaluar, dhe miratimi i saj është një procedurë ligjore dhe administrative që reflekton përmbylljen e sukses.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Reshje shiu, diell dhe vranësira gjatë javës

PreshevaPRESS

Arsimtarët e “Prof. Ibrahim Kelmendi” japin përkrahje Bardhyl Bajramit për drejtor

PreshevaPRESS

Agjenda / Nesër në Preshevë fillon konferenca e tretë “Ekonomia shpëton Luginën”

PreshevaPRESS