Gjithçka që dihet për marrëveshjen e armëpushimit mes Pakistanit dhe Indisë

India dhe Pakistani kanë rënë dakord për një armëpushim të plotë dhe të menjëhershëm.


India po i përmbahet marrëveshjes, por ushtria e saj mbetet “vigjilente” dhe “e përgatitur për të nisur atë që është e nevojshme për mbrojtjen e kombit tonë”, thanë zyrtarët.

Zëvendëskryeministri i Pakistanit Ishaq Dar tha se vendi “gjithmonë është përpjekur për paqe dhe siguri në rajon”

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se armëpushimi është rezultat i “një nate të gjatë bisedimesh të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara”, transmeton PreshevaPRESS.

Këtë javë, India goditi objektiva në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani në përgjigje të një sulmi vdekjeprurës militant ndaj turistëve indianë në Pahalgam muajin e kaluar – Islamabadi mohon përfshirjen, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Të dyja palët akuzuan njëra-tjetrën për granatime ndërkufitare dhe sulme me raketa dhe dronë që kur India nisi operacionin e saj ushtarak – India dhe Pakistani pretendojnë të dyja Kashmirin në tërësi.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Tërmet i madh në Tajlandë, ndërtesa mbi 20-katëshe rrëzohet

PreshevaPRESS

Takimi SHBA-Rusi në Riad: Ku është Zelensky?

PreshevaPRESS

Përmbyset avioni në pistë në aeroportin e Torontos, plagosen 15 persona

PreshevaPRESS