Ligjvënësit e PE-së votojnë për Komisionin e ri Evropian

Presidentja e zgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen.

Pas një vonese prej gati një muaji, Parlamenti Evropian voton të mërkurën për përbërjen e re të Komisionit Evropian, të udhëhequr nga Ursula von der Leyen.


Për miratimin e ekipit të saj duhet vota e një shumice të thjeshtë të ligjvënësve në Strasburg.

Komisioni i ri Evropian është dashur të votohet më 1 nëntor, por është shtyrë për shkak të mosmarrëveshjeve për emërimet e tre kandidatëve.

Secili vend anëtar i BE-së ka një komisionar në Komisionin Evropian, që është krahu ekzekutiv i bllokut.

Britania ka refuzuar të paraqesë përfaqësuesin e saj, sepse planifikon të dalë nga BE-ja.

Nëse Komisioni miratohet, Von der Leyen, 61 vjeçe, do të nisë punën më 1 dhjetor dhe do të përballet me sfida që përfshijnë: ndryshimet klimatike, reformat ekonomike dhe energjinë.

Në mesin e prioriteteve që ka listuar ajo, janë: qetësimi i mosmarrëveshjeve rreth migrimit, adresimi i ndryshimeve klimatike dhe pabarazive gjinore dhe pozicionimi i BE-së në epokën digjitale. /REL

ARTIKUJT E NGJASHËM

Posta kryesore e Cyrihut së shpejti “do të flasë” edhe shqip

PreshevaPRESS

SHBA-të kërkojnë miratimin e OKB-së për të vendosur forcat ndërkombëtare në Gaza

PreshevaPRESS

Shuhet ëndrra e luginasve, SHBA me ligj kundër ndryshimin e kufijve në Ballkan

PreshevaPRESS