Kurti i vendosur në luftën me APN-në: Në Preshevë ose koalicion PVD-PDSH ose PVD në opozitë, nuk ka tjetër mundësi

Gjatë ditës së djeshme në Prishtinë, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritut në takim dy grupe përfaqësues politik nga Lugina e Preshevës.  


Siç ka raportuar PreshevaPRESS, kryeministri Kurti paraditen e së premtes ka pritur në takim anëtarët e kryesisë së degës së PVD-së në Preshevë, të shoqëruar me 11 këshilltarët e zgjedhur në Kuvendin e Preshevës në zgjedhjet e fundit lokale, të udhëhequr nga kryetarja e degës, Ardita Sinani.

Pas takimit me përfaqësuesit e degës së PVD-së në Preshevë, i pari i Qeverisë së Kosovës ka takuar edhe përfaqësuesit e koalicionit  parazgjedhor në Bujanoc, në përbërje të kryetarit  të PVD-së, Shaip Kamberi, kryetarit të PD-së, Nagip Arifi dhe kryetarit të LPD-së, Shqiprim Musliu.

Në fokus të takimeve që kreu i ekzekutivit të Republikës së Kosovës, ka zhvilluar me përfaqësuesit politik që ka takuar ishte diskutimi për ndërtimin e institucioneve të reja lokale në Preshevë dhe Bujanoc.

PreshevaPRESS ka mësuar se Kurti gjatë takimit të zhvilluar me përfaqësuesit e kryesisë së degës së PVD-së në Preshevë, dhe përfaqsuesit e këtij subjekti në Kuvendin e Preshevës, ka qenë i prerë se nuk duhet ekzistuar mundësia e bashkëqeverisjes me APN-në dhe LR-në.

Mes tjerash Kurti ka sugjeruar PVD-në se nëse nuk arrihet marrëveshje që Komuna e Preshevës të udhëheqet në mandant të plotë nga Ardita Sinani në bashkëqeverisje me PDSH-në, atëherë PVD duhet të mbetet në opozitë, duke bindur këshillëtarët e PVD-së në Preshevë se nuk do të mungojë përkrahja e Qeverisë së Kosovës për PVD-në pa marrë parasyshë pozitën në të cilën do të gjindet ky subjekt në të ardhmen.

Përveç tjerash Kurti ka premtuar përfaqësuesve të degës së PVD-së në Preshevë, se do të provojë të vendosë kontakte me udhëheqësin e PDSH-së, Ragmi Mustafa, për të diskutuar për munësitë e krijimit të një koalicioni PVD-PDSH në Preshevë, përkundër faktit se ky opcion është bër gati se i pamundur.

Në orët e pasditës së të premtes, kryeministri Kurti kishte ndarë kohën që në takim të priste përfaqësuesit e koalicionit parazgjedhor në Bujanoc, delegacionin e përbërë nga Shaip Kamberi (PVD), Nagip Arifi (PD) dhe Shqiprim Musliu (LPD)

Sipas burimeve të PreshevaPRESS nga ky takim, Kurti ka porositur treshen e Bujanocit që duhet gjetur zgjidhje për të krijuar një shumicë të qëndrushme shqiptare duke u bazuar në rezultatet e zgjedhjeve lokale, duke aluduar në respektimin e fitores së Frontit për Ndryshim të udhëhequr nga Arbër Pajaziti.

Sipas afateve ligjore, Kuvendi i Komunës së Preshevës duhet të mbajë seancën konstituive më së voni deri më 21 korrik 2024, në të kundërtën Presheva do të shkojë përsëri në zgjedhje të parakohshme, derisa afati i fundit për konstituimin e Kuvendit të Komunës së Bujanocit llogaritet data 30 korrik 2024.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS