Dita Botërore e Shëndetit Mendor / Nebiu: Fol shlirë dhe hiq stigmën, mendo për vete dhe familjen tënde

Dita Botërore e Shëndetit Mendor ( çdo 10 tetor që prej vitit 1992) ka në fokus ndërgjegjësimin, sensibilizimin, sjelljen në nivel global lidhur me shëndetin mendor.


Synimi kryesor i kësaj dite është sigurimi i një komuniteti i cili kupton, pranon, por edhe luan rol aktiv në krijimin e një shoqërie që gëzon shëndet mendor. Stigma është ende prezente, e për fat të keq në nivel të konsiderueshëm shumë individë që vuajnë probleme të shëndetit mendor, për ta shmangur atë dhe diskriminimin që e shoqëron, refuzojnë të shkojnë tek specialisti. Është koha ti shikojmë problemet e shëndetit mendor me një qasje tjetër, më pozitive.

Kjo datë është e rëndësishme, veçanërisht për shoqëri ende të pastabilizuara dhe që kanë dalë nga shoqëri të traumatizuara, siç janë vendet që kanë kaluar luftëra, apo konflikte.

Kjo datë shënohet zakonisht me aktivitete të shumta, ku institucionet shtetërore shfaqin kujdesin e tyre ndaj kësaj kategorie me rrezik, duke u bërë të qartë bartësve të sëmundjeve të shëndetit mendor, se edhe ata, si gjithë të tjerët, mund ta çojnë jetën e tyre të përditshme sa më afër normales, me solidarizime, shfaqje publike, apo edhe protesta.

Edhe pse një gjë e ngjashme nuk është paralajmëruar nga institucionet ose organizatat e shoqërisë civile në Preshevë, përmes një postimi në profilin e tij në facebook ka shkruar një mesazh sensibilizues psikiatri Fejzulla Nebiu, duke apeluar tek popullata që të flasin lirshëm dhe të punojnë në largimin e stigmës.

“Shëndeti mendor përfshin mirëqenien psikologjike dhe sociale, pra mendja e trupi shkojn bashkë. Përballja me stresin e përditshëm, në punë, shoqëri e gjetiu, pasiguria, thashë e themet, shkrimet e pavërteta , pandemia dhe luftrat, e kaluara. plus çrregullimet tjera të shëndetit mendor e bëjnë më evidente nevojën për të kërkuar ndihmë. Fol shlirë dhe hiq stigmën, mendo për vete dhe familjen tënde.” ka shkruar në rrjetin shoqëror facebook, psikiatri Fejzulla Nebiu me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Shëndetit Mendor.

Shëndeti mendor në epokën moderne është përherë e më shumë një shqetësim për autoritetet, meqenëse vlerësohet se sot në botë, vuajnë nga shqetësime mendore më shumë se 450 milionë njerëz.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Oxford shpallet sërish universiteti më i mirë, institucionet evropiane në rënie

PreshevaPRESS

E diela me diell dhe vranësira, temperaturat arrijnë në 22 gradë

PreshevaPRESS

Këta janë fituesit e çmimit Nobel në Mjekësi

PreshevaPRESS