Dënohet me 27 vjet burg gazetari turk

Foto: Getty Images/Ulrich Baumgarten

Gazetari turk, Can Dundar i cili jeton në mërgim në Gjermani, është dënuar në Stamboll për spiunazh dhe mbështetje te terrorizmit. Sipas vendimit të gjykatës, ai kishte marrë sekrete shtetërore me qëllim spiunazhi ushtarak dhe politik.


Avokatët e gazetarit turk e bojkotuan gjyqin. Ata thanë se nuk dëshironin të legjitimonin një gjykim që tashmë ishte vendosur politikisht.

Kohët e fundit gjykata e kishte shpallur Dündarin person në arrati. Në tetor, asetet e tij në Turqi u konfiskuan nga autoritetet.

Dündari ka jetuar në Gjermani që nga fundi i verës së vitit 2016. Kundër tij në vendlindje ka disa procese gjyqësore.

Turqia kritikohet rregullisht për kufizime sistematike të lirisë së shtypit. Shoqata e Gazetarëve Gjermanë e cilësoi vendimin kundër Dündar nje “akt barbarie”. Në këtë kontekst autoriteteve gjermane të sigurisë iu kërkua mbrojtja e plotë e gazetarit turk.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Gjithçka që dihet për marrëveshjen e armëpushimit mes Pakistanit dhe Indisë

PreshevaPRESS

Tërmet i madh në Tajlandë, ndërtesa mbi 20-katëshe rrëzohet

PreshevaPRESS

Takimi SHBA-Rusi në Riad: Ku është Zelensky?

PreshevaPRESS