Letra e Gërvallës për KiE, Osmani në takim me Hovenierin, Rohden dhe Hargreaves

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier, ambasadorin gjerman, Jorn Rohde dhe me ambasadorin britanik, Jonathan Hargreaves, raporton GazetaBlic.


Këtë e ka konfirmuar për GazetaBlic, këshilltari për medie i presidentes, Bekim Kupina i cili tha se kanë diskutuar për koordinim të hapave për zhbllokim të anëtarësimit në KiE.

“Janë takuar për koordinim të hapave për zhbllokim të anëtarësimit në KiE”, tha shkurt Kupina për GazetaBlic.

Kujtojmë se, kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, ka njoftuar se sot i ka dërguar një letër Presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku zotohet sërish së Qeveria e Kosovës do ta zbatojë obligimin për Asociacionin.

Në këtë letër zotimi, ajo ka bërë me dije se Kosova do të përgatisë një draft të ri për krijimin e një mekanizmi për vetmenaxhim, koordinim dhe bashkëpunim të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Në statusin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se dokumenti do të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

“Në kuadër të procesit të anëtarësimit në Këshillin e Evropës, pas votës prej 82 % të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në favor të këtij anëtarësimi, në kuadër të zotimeve të marra nga tre krerët e shtetit, sot në mëngjes i kam dërguar një letër Presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Letra përmban zotimin që qeveria e Republikës së Kosovës do të përgatisë një draft për krijimin e një mekanizmi për vetmenaxhim, koordinim dhe bashkëpunim të komunave me shumicë serbe në Kosovë, i cili përmbush detyrimet e trashëguara ndërkombëtare të Kosovës, plotëson nevojat e qytetarëve të komunitetit serb të Republikës së Kosovës, por njëkohësisht respekton në tërësi dhe në secilin detaj të tij Kushtetutën dhe të gjitha ligjet e Republikës së Kosovës si dhe njëkohësisht edhe parimet e Këshillit të Evropës”, ka shkruar Gërvalla./GazetaBlic

ARTIKUJT E NGJASHËM

DASH: Rusia po kërkon të shfrytëzojë tensionet ndëretnike në Kosovë dhe rajon

PreshevaPRESS

Politikani gjerman thotë se mund të rikthehet ideja e shkëmbimit të territoreve Kosovë – Serbi

PreshevaPRESS

Kosova me 1.586.659 banorë rezidentë

PreshevaPRESS