Kandidati për eurodeputet me origjinë nga Medvegja merr mbështetje në Itali

Raporohet se ish-eurodeputetja Emma Bonino, kryetare e +Evropa, ka thënë se nuk përbën ndonjë habi mbështetja që i kanë dhënë kandidatit për deputet në Parlamentin Evropian, Muharrem Salihu, i cili është me profesion filantrop dhe ka origjinë shqiptare, përcjell albinfo.ch.


Bonino në një intervistë për News24 tha se shqiptarët janë një komunitet me të cilin kanë krijuar marrëdhënie shumë miqësore dhe që, siç u shpreh ajo, Salihu ka edhe nënshtetësi italiane.

“Besoj se mesazhi që duhet të japim është se ne jemi thellësisht evropianë, që mendojmë se është e rëndësishme, d.m.th. të zhbllokojmë këtë situatë që është paralizuar”, tha Bonino.

Ndryshe, Muharrem Salihu është një sipërmarrës i suksesshëm, i dedikuar edhe ndaj kauzave shqiptare.

Jeton në Itali prej mbi 30 vjetësh dhe ka përjetuar nga afër vështirësitë e diskriminimit, por edhe mundësitë e një vendi mikpritës që beson në integrimin evropian, si Italia.

Beson fuqishëm në afrimin e Ballkanit Perëndimor me Evropën, për të siguruar prosperitet, zhvillim ekonomik dhe demokraci.

Angazhohet të sjellë zërin e minoriteteve në Evropë, me synimin për të adresuar padrejtësitë e kësaj shoqërie, për të reduktuar diskriminimin dhe pabarazitë socio-ekonomike.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Lutfiu paralajmëron protestë gjithëpopullore në Luginë

PreshevaPRESS

Drejtuesit e Frontit për Ndryshim takohen me Ambasadorin e OSBE-së

PreshevaPRESS

Pajaziti në takim te kryeministri Kurti

PreshevaPRESS