Mustafa vazhdon traditën e Arifit, financon ekskursionin e maturantëve të Preshevës

Kryetari i organit të përkohshëm në Komunën e Presevës, Ragmi Mustafa, ka nënshkruar vendimin për financimin e eksursionit të maturantëve të gjimnazit “Skënderbeu” në Preshevë, vendim ky i inicuar nga Shqiprim Arifi në vitin 2022, dhe i zyrtarizuar në linjë buxhetore në buxhetin e Komunës së Preshevës për vitin 2023.


Maturantët e gjimnazit “Skënderbeu” në Preshevë kanë udhëtuar për ekskursion fundjavën e kaluar, derisa sot nëpër mediat lokale në Luginë është shpërndarë lajmi për finansimin e ekskursionit të tyre nga kryetari i organit të përkohshëm në Komunën e Preshevës, Ragmi Mustafa.

“E realizum financimin e eskursionit të maturantëve të gjimnazit “Skënderbeu” në Preshevë” ka shkruar Mustafa në faqen zyrtare të tij në rrjetin shoqëror facebook, duke e promovuar këtë veprim sikur një gjë të re. 

Mirëpo, financimi i ekskursionit të maturantëve të shkollave të mesme dhe semimaturantëve të shkollave fillore në Preshevë, i inicuar nga Shqiprim Arifi si kryetar i Preshevës, në vitin 2023 është futur si linjë e posaçme buxhetore në kuadër të Buxhetit të Komunës së Preshevës. 

Shqiprim Arifi si kryetar i Preshevës, më 20 tetor të vitit 2022, në sallën për edukatë fizike të shkollës së mesme teknike në Preshevë, në një takim me nxënësit e kësaj shkolle pati premtuar financimin e ekskursionit të maturantëve të kësaj shkolle dhe gjimnazit “Skënderbeu” në Preshevë, si traditë e përfundimit të arsimit të mesëm. 

“Komuna e Preshevës, do të paguajë ekskursionin për çdo maturant të Shkollës së Mesme Teknike dhe Gjimnazit të Përgjithshëm!” pati shkruar Arifi në facebook.

“Në kuadër të buxhetit komunal për vitin 2023 ishin të parapara për herë të parë në historinë e buxhetit komunal të Komunës së Preshevës, mjetet për organizimin e ekskursioneve për maturantët e shkollave të mesme dhe semimaturantët për shkollat fillore në Preshevë” ka thënë më 5 maj të vitit 2023,  ish udhëheqësi i Drejtoratit për Veprimtari Publike në kuadër të Komunës së Preshevës, Fadil Azizi, deklaratën e të cilit ju sjellim më poshtë.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Lutfiu paralajmëron protestë gjithëpopullore në Luginë

PreshevaPRESS

Drejtuesit e Frontit për Ndryshim takohen me Ambasadorin e OSBE-së

PreshevaPRESS

Pajaziti në takim te kryeministri Kurti

PreshevaPRESS