Asistenti i kandidatit të AFD’s për eurodeputet arrestohet nën akuzat për spiunazh

Prokurorët gjerman të martën kanë thënë se policia ka arrestuar një asistent të një kandidati politik të partisë Alternativa për Gjermaninë (AFD) nën akuzat për spiunazh.


Në janar të 2024’tës, i akuzuari thuhet se ka dërguar informacioni mbi negociatat dhe vendimet në Parlamentin Evropain (PE) tek klienti i tij i inteligjencës.

Ai besohet se spiunonte për Kinën dhe gjithashtu jepte informacione për figurat opozitare kineze në Gjermani.

Punëtori Jian G edhe vet me prejardhje nga Azia ishte asistent i kandidatit kryesor të AFD’së në zgjedhjet e Parlamentit Evropian Maximilian Krah, raporton Deutsche Welle.

Hetuesit mendojnë se i dyshuari ka dërguar informacion mbi ngjarjet në parlament tek Ministria kineze e Sigurimit të Shtetit.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Zyrtari i OKB: Mund të duhen 14 vjet për ta pastruar Gazën nga rrënojat

PreshevaPRESS

Lituania mbështet idenë e dislokimit të armëve bërthamore të NATO-s në Poloni

PreshevaPRESS

Një sulm izraelit në Rafah do të shkaktonte “katastrofë” në Lindjen e Mesme

PreshevaPRESS