ZHDUKET NJË PERSON NGA PRESHEVA, U NIS PËR PUNË DHE NUK U KTHYE MË

Nga 24 marsi është zhdukur një person nga Presheva dhe më nuk i është lajmëruar familjes së tij, raporton indeksonline.


Burimet e Indeksonline mësojnë se personi në fjalë kishte tentuar të kalonte përmes pikës kufitare në Merdare, për në Serbi, por se nuk ishte lejuar. Ai kishte tentuar sërish përmes një pike tjetër kufitare por prapë nuk kishte arritur të dilte matanë kufirit.

Tutje nga po këto burime, mësohet se vetura e tij është gjetur në periferi të Kufirit Kosovë-Serbi që të dërgon për në Preshevë.

Personi në fjalë dyshohet se ka tentuar ilegalisht të kaloj kufirin, meqë u kishte thënë familjarëve të tij se frikësohej se do mbetej pa punë.

Ndërsa rtvpresheva.com nga burimet e veta mëson se bëhet fjalë për një qytetar nga rrethina e Preshevës i cili është i punësuar në një institucion komunal të Preshevës. Shpresojmë që me bashkëvendasin tonë gjithçka të jetë në rregull dhe të jetë në karantinë diku.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”