NEBIU: MBANI DISTANË MES VETE POR MOS MBANI DISTANC SOCIALE – KOMUNIKONI

Fejzulla Nebiu është emri i psikiatrit të specializuar në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë, i cili ka dhënë disa këshilla për qytetarët e Preshevës në lidhje me gjendjen e krijuar si pasojë e pandemisë Covid19, gjatë një interviste të realizuar nga Ardita Saqipi për rtvpresheva.com, përcjell PreshevaPRESS.


Duke folur për pandeminë Covid19, psikiatri Nebiu thotë se kjo pandemi në fillim është parë me një mosbesim e më pastaj duke u përhapur dhe rënduar situate me Covid 19 fillojnë manifestimet me simptoma të stresit, frikës, te qenit në ankth e panik, çrregullim me gjumin, patjetër që njeriu ndihet i pasigurt.

Shumë kush ka planifikuar diçka ja që nuk po del të jetë ashtu: mundësia e infektimit e madhe, humbja e më të dashurve, mundësia e humbjes së vendit te punës, humbjet në biznes, prishja e rutinës, ndryshimet e mundshme ne sistemin shëndetësor, ndryshimet apo rrëzimet e pushteteve janë te bollshme për ndryshime në aspektin mendor e që do ketë pasoja afatgjate edhe në shëndetin mendor, ka thënë mes tjerash psikiatri Nebiu në intervistën e dhënë për rtvpresheva.com.

Në pyetjen e gazetares se si të menaxhohen këto lloj situatash dhe cilat janë këshillat e psikiatrit Nebiu si preventive për periudhat vijuese, ai këshilloi që edhe pse është e nevojshme distanca mes njerëzve të mos distancohen tërsisht por të vazhdojnë komunikimin.

Kjo situat ka edhe disa anë pozitive: të kuptojm se jetën duhet jetuar, afërsin me familjen, kujdesin per femijt e të moshuarit etj. Situata mund të zbutet duke menaxhuar stresin e ankthin: merruni ne gatime, tash dezinfektimi dhe higjena ashtu kshtu është e domosdoshme, kthehuni disa zanateve të vjetra, lexoni , rregulloni kopshtet, bëni punë dore, ikni nga informatat jo të vërteta. Mbani distancë mes veti por mos mbani distanc sociale – komunikoni, ka përfunduar intervistën specialisti i psikiatrisë Fejzulla Nebiu.

Intervistën e plotë të psikiatrit Fejzulla Nebiu mund ta gjeni në këtë vegzë.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”