Dastid Pallaska e ka quajtur ‘qortim publik’ të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj disa politikanëve në Kosovës, intervistën për T7 të Richard Grenell, Emisar i Presidentit Amerikan në bisedimet Kosovë –Serbi.
Pallaska thotë se Grellell qortoi “disa politikanë të papërgjegjshëm të cilët në betejën për pushtet po e rrezikojnë aleancën strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
Sipas Pallaskës SHBA e ka kuptuar se presidenti Hashim Thaçi e ka keqpërdorur emrin e SHBA’së derisa kryeministri Albin Kurti ka gënjyer shtetin që udhëhiqet nga Donald Trump.
“Duket fare qartë se Kurti ka gënjyer qeverinë amerikane për tarifën. Kurti është në gjendje të kërcënojë aleancën me SHBA për të qëruar hesapet me Thaçin”, shtoi Pallaska në Pressing T7.
“SHBA kanë mosbesim të thellë ndaj këtyre dy politikanëve të papërgjegjshëm. SHBA ka nevojë për partnerë të besueshëm”, theksoi ai.