VUÇIQ: MEDVEGJA MBETET NË SERBI, BASHKË ME BANJËN E SIJARINËS

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot se Medvegja dhe Banja e Sijarinës do të mbeten Serbi dhe se shteti do të investojë më shumë para në atë pjesë të vendit.

Gjatë vizitës në Vlasotince, Vuçiqi u bëri thirrje qytetarëve të mos shqetësohen ‘për kërcënimet e Prishtinës’.

“Dua të porosis njerëzit që jetojnë këtu dhe atyre me origjinë nga Kosova, që të mos shqetësohen, pasi rezultatet do të jenë në favor të Serbisë”, tha Vuçiqi, transmeton Ksp.

Ai tha se nuk shqetësohet për progresin ekonomik të Serbisë, por “për apetitet e disave prej Prishtinës, për shkak të së cilës ai do të vizitojë sot Medvegjën dhe Banjën e Sijarinës”.

“Qëllimi ynë është që të ruajmë paqen dhe stabilitetin, pasi vetëm në paqe mund të përparojmë. Dëgjoj rrëfimet nga Prishtina. Medvegja dhe Banja e Sijarinës janë natyrisht Serbi dhe gjithmonë do të jetë kështu”, porositi Vuçiqi.

13

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”