POLITIKANËT SHQIPTAR NË MEDVEGJË BOJKOTUAN VUÇIQIN

Presidenti serb, Vuçiq, ka qëndruar sot në Medvegjë, prej ku tha se kjo komunë dhe Banja e Siarinës kanë qenë dhe do të mbeten në Serbi.

Vuçiq, kishte ftuar në një takim edhe përfaqësuesit politik shqiptarë, mirëpo ata e bojkotuan takimin me presidentin serb.

Nënkryetari i Medvegjës, Florim Sahiti, tha se Vuçiq është fajtori kryesor për gjendjen e mjerë të shqiptarëve në këtë komunë.

Ai e komentoi edhe deklaratën e Vuçiqit se Medvegja dhe Banja e Siarinës kanë qenë dhe do të mbetën në Serbi, duke thënë se shqiptarët e këtushëm kanë shprehur vullnetin ne referendumin e vitit 1992 per bashkim me Kosovën.

Në Medvegjë deri në vitet e 90-ta jetonin mbi pesë mijë shqiptarë, por dhuna e lufta i kanë detyruar rreth katër mijë shqiptarë të zhvendosen nga vatrat e tyre për shkaqe sigurie./RTK

Related posts

Dështon takimi i paraparë mes Kryetarit të Trupit Koordinues dhe atij të KKSH-së, shkak flamuri kombëtar shqiptar

Vizita e Martinoviq dhe Mitroviq në Preshevë

Qeveria e Kosovës ndan 580 mijë euro për Shkollën e Muzikës dhe Muzeun e Preshevës

/