Viti shkollor fillon pa maska: Çfarë parashikon udhëzimi për shkollat fillore dhe të mesme

Epidemia e koronavirusit nuk do të ndikojë në fillimin e vitit shkollor.


Mësimi në të gjitha shkollat ​​fillore dhe të mesme do të fillojë sipas planit më 1 shtator, orët mësimore nuk do të ndahen derisa nxënësit dhe mësuesit nuk do të kenë nevojë të mbajnë maska. Lejohet të organizohen udhëtime, ekskursione, mësim në natyrë.

Ky vendim është marrë nga ekipi i shkollës në mbledhjen e fundit pasi është analizuar në detaje situata aktuale epidemiologjike.

Në njoftimin për shkollat ​​fillore dhe të mesme thuhet se ekipi i shkollës apelon nxënësit, punonjësit dhe prindërit që të mos vijnë në shkollë në rast se ballafaqohen me temperaturë dhe koll.

Rekomandohet që të gjithë të zbatojnë vazhdimisht masat e përshkruara të mbrojtjes së përgjithshme dhe personale kundër infeksionit si në shkollë ashtu edhe jashtë saj.

“Për personat e ndjeshëm dhe me rrezik të shtuar të formave më të rënda të sëmundjes rekomandohet përdorimi i maskës mbrojtëse në situata të grumbullimeve masive në ambiente të mbyllura pa mundësi të mbajtjes së distancës (transport publik, ngjarje shkollore)”, thuhet në njoftimin e dedikuar për shkollat ​​të publikuar nga Ministria e Arsimit në faqen e saj.

Udhëzimet për shkollat

Administratës së shkollës dhe mësuesve iu dhanë udhëzime të qarta që nëse gjatë qëndrimit në shkollë tek nxënësit shfaqen simptoma të sëmundjes që mund të tregojnë COVID-19, ata duhet të njoftojnë menjëherë prindin (ose përfaqësuesin tjetër ligjor) në mënyrë që ata të marrin fëmijën dhe të i drejtohen qendrës më të afërme mjekësore.

“Deri në ardhjen e prindërve apo kujdestarëve, nxënësi duhet të jetë në një hapësirë të veçantë nën mbikëqyrjen e njërit prej punonjësve të shkollës dhe si nxënësi ashtu edhe punonjësi duhet të mbajnë maskë. Nëse shfaqen simptoma gjatë qëndrimit të punonjësit në shkollë, punonjësi duhet të vendosë menjëherë maskën dhe të largohet nga shkolla për t’iu drejtuar mjekut”, thuhet në njoftim.

Sugjerohet gjithashtu që gjatë dy javëve të para të mësimit në shkollë, në kuadër të orëve të rregullta, të diskutohet me nxënësit tema e pandemisë dhe mbrojtja nga infeksioni dhe transmetimi i koronavirusit.

Mësimi në natyrë, udhëtimet, ekskursionet dhe udhëtimee e tjera të nxënësve është i lejuar, në përputhje me rregulloret ekzistuese dhe planin vjetor të punës së institucionit.

Nuk është e nevojshme të kërkohen të dhëna për shpeshtësinë e sëmundjeve në territorin nga i cili udhëtojnë nxënësit dhe as për vendin ku do të qëndrojnë gjatë udhëtimit.

Institucioni është i detyruar të marrë masat parandaluese të mëposhtme para nisjes për në udhëtim:

  • mbledhjen e deklaratave nga prindërit që nxënësit nuk kanë momentalisht dhe nuk kanë pasur simptoma të infeksionit me koronavirus për shtatë ditët e mëparshme, nuk janë trajtuar për Covid në të njëjtën periudhë dhe nuk ka pasur raste me Covid në mesin e anëtarëve të familjes së ngushtë.

Gjithashtu, është e nevojshme të sigurohet mbikëqyrje mjekësore gjatë një udhëtimi më të gjatë se një ditë, me qëllim zbulimin në kohë të simptomave dhe shenjave të mundshme të infeksionit nëse ato paraqiten, thuhet në udhëzuesin e ministrisëpër shkollat.

Shkollat ​​informojnë Ministrinë për të infektuarit

Drejtorët marrin përsipër të informojnë Ministrinë e Arsimit për numrin e nxënësve dhe mësuesve të infektuar në baza javore.Ata janë të detyruar të dërgojnë raportin e parë të mërkurën, më 7 shtator.

Gjithashtu, marrin përsipër që në rast të rritjes së menjëhershme të numrit të të punësuarve dhe nxënësve të infektuar të kontaktojnë Institutin kompetent për Shëndetin Publik dhe administratën e shkollës, për të marrë vendim për një ndryshim të mundshëm në organizimin e proçesit mësimorë.

Një tjetër takim i Ekipit të Shkollës do të mbahet pak para fillimit të vitit shkollor, më 31 gusht.

Shkollat, si dhe konviktet e studentëve, morën masa të rekomanduara për të luftuar Covid-19. Si masë e veçantë për parandalimin e përhapjes së kësaj sëmundje infektive rekomandohet vaksinimi për të gjithë personat mbi 12 vjeç.

Personat që vuajnë nga sëmundja infektive Covid-19 izolohen dhe trajtohen në ambiente të caktuara dhe të përgatitura posaçërisht për izolimin dhe trajtimin e të infektuarve.

Përjashtimisht, personat tek të cilët testimi ka përcaktuar praninë e SARS-CoV-2 dhe tek të cilët nuk është përcaktuar prania e simptomave ose shenjave të një sëmundjeje infektive, tek të cilët ashpërsia e sëmundjes nuk kërkon trajtim spitalor, izolohen në shtëpi për shtatë ditë dhe izolimi ndërpritet pa analiza.

“Pacientët me imunodefiçencë parësore ose dytësore izolohen për 14 ditë dhe gjendja e imunitetit përcaktohet nga mjeku” thuhet në rekomandimet e ministrisë.

Në rast se koronavirusi konfirmohet në një shkollë, studentë apo konvikti studentor, administrata është e detyruar të njoftojë Institutin kompetent për Shëndetin Publik, i cili përcakton masat e kontrollit të infeksionit.

Ata rikujtojnë edhe masat sanitare dhe higjienike, përkatësisht larja e rregullt e duarve me ujë dhe sapun, dezinfektimi i duarve, pastrimi dhe freskimi i rregullt i klasave të shkollave, si dhe dhomave në konviktet e nxënësve dhe studentëve.

Related posts

Komuna e Bujanocit vendosë partneritet me Haraçinën

Sinani ka pritur në takim shefin e zyres së Osbe-së në Bujanoc

Në Preshevë fillon grumbullimin e qenve endacak