Misioni i Organizëtës për Siguri dhe Bashkëpunim Europian në Beograd dhe Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave dhe Dialogun Social për herë të katërtë kanë hapur konkursin për aftësim profesional për të rinjtë nga Serbia jugore, dhe juperëndimore, të cilën kanë diplomuar së fundmi.
Ky program do t’iu mundësojë të rinjëve nga pakicat nacionale (shqiptarë, boshnjak dhe të tjerë), të mbajnë praktikën në njërën nga institucionet shtetërore të Serbisë apo në Angjencitë e pavarura në Beograd për një periudhë prej tetë muajve.
Sipas kritereve, deri në dhjetë të rinj do të përzgjidhen për të marrë pjesë në këtë program.
Programi i aftësimit profesional për të rinjëvt nga pakicat nacioanle, po e mundëson Misioni i OSBE-së dhe Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave dhe Dialogut Social.
Afati për aplikimi është deri me 15 shtator, ndërsa kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
- Të jetë i interesuar për çështje të administratës dhe shtetit të së drejtës; do të vlerësohet veçanërisht përvoja praktike në fushat e përmendura (p.sh. kërkime, pjesëmarrje në aktivitete jashtëshkollore, kurse, seminare, etj.);
- Të kenë përfunduar studimet në tre vitet e fundit;
- Të ketë kryer studimet bazë në drejtësi ose fusha të tjera, si ekonomia, mbrojtja e mjedisit, ose fusha të tjera sociale ose humaniste, etj.);
- Të jetë më i ri se 30 vjeç;
- Të janë shtetas të Republikës së Serbisë me vendbanim të përhershëm në Bujanoc, Medvegjë, Novi Pazar, Nova Varosh, Preshevë, Priboj, Prijepolje, Rashkë, Sjenicë ose Tutin;
- Të flasin në mënyrë aktive gjuhën serbe.
Për më shumë informata, klikoni në linkun e më poshtëm: