Ndihmëskomandanti i ushtrisë së Serbisë viziton njësitet e vendosura në bazën e Dobrosinit të Bujanocit

Foto: mod.gov.rs

Situata afër zonës në përgjegjësi të bazës “Dobrosin” dhe objektit “Tashllak” në periferi të Bujanocit, në kufiririn me Kosovën, është në nivelin e duhur njofton Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Serbisë.


Pjesëtarët e Forcave të Armatosura të Serbisë në atë zonë i ka vizituar ndihmëskomandanti i Ushtrisë për Operacione, kolonel Dejan Petkoviq, në kuadër të monitorimit të vazhdueshëm të aktiviteteve në Zonën e Sigurisë Tokësore.

“Anëtarët e Ushtrisë Tokësore janë të gatshëm, të motivuar dhe plotësisht të trajnuar për të parandaluar kalimet ilegale të vijës administrative dhe kontrollin e Zonës së Sigurisë Tokësore, në mënyrë që të sigurojnë një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët në këtë pjesë të Republikës së Serbisë” thuhet në deklaratë.

Kujtojmë se Associated Press ka raportuar se trupat amerikane në kuadër të NATO-s janë vendosur përgjatë rrugëve kryesore në veri të Kosovës pas dështimit të negociatave në Bruksel.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”