Visar Memeti zgjidhet kryetar i ri i “Alternativës për Ndryshim”

Kuvendi i Alternativës për Ndryshim (APN) në Luginë të Preshevës zgjodhi për kryetar Visar Memetin, i cili zëvendëson në këtë detyrë Shqiprim Arifin.


“Duke nisur sot një kapitull të ri, vizioni ynë me Alternativën për Ndryshim si udhërrëfyes, ka parime që na kanë udhëhequr deri më sot. Besnikëria ndaj vlerave thelbësore që identifikojnë Alternativën për Ndryshim mbetet e palëkundur dhe e pandryshueshme. Si kryetar i Alternativës, zotohem të vazhdoj politikat vizionare për vendin me të cilat është hedhur themeli i subjektit tonë politik”, deklaroi Memeti.

Për Zëvendëskryetar u zgjodh Levent Qazimi ndërsa sekretar i Alternativës për Ndryshim u zgjodh Mendurim Presheva.

Kuvendi Zgjedhor për mandatin e ardhshëm zgjodhi si nënkryetar: Almin Shaqirin, Amir Latifin, Gentiana Beluli, Rexhije Ismajli dhe Rahim Rahimin.

Në vazhdim ju sjellim fjalimin e plotë të Visar Memetit pas zgjedhjes në pozitën e kryetarit të APN-së. 

 

Related posts

Qeveria e Kosovës ndan 580 mijë euro për Shkollën e Muzikës dhe Muzeun e Preshevës

Shpërthen zjarri mbi malin e fshatit Corroticë

Kuvendit Komunal në Preshevë miraton llogarinë përfundimtare të buxhetit për vitit 2024

/