Arbër Pajaziti rizgjidhet kyetar i degës së APN-së në Bujanoc

Dega e Alternativës për Ndryshim në Bujanoc ka mbajtur kuvendin e dytë zgjedhor dhe ka zgjedhur organet e reja udhëheqëse.


“Kryetar i Degës së APN-së në Bujanoc u rizgjodh, Arbër Pajaziti, për nënkryetarë u zgjodhën Florim Agaj, Selime Bajrami dhe Fismir Jahiu, kurse sekretar i Degës u zgjodh Diamant Iseni’, thuhet në njoftimin e APN-së.

Kryetari i posazgjedhur ka shkruar se po e hapin një faqe të re të rrugëtimit tonë, me synime dhe qëllime të qarta, për ta sjellur APN-në në vendin e saj meritor.

“Strukturës së re i uroj shëndet, punë të mbarë dhe suksese pa fund. Mirënjohje për të gjithë ata që rrugëtuam bashkë deri sot”, ka shkruar Pajaziti.

Në punimet e kuvendit të Alternativës për Ndryshim në Bujanoc janë pranuar edhe transfere të këshilltarve komunal nga PD dhe anëtar nga LPD.

Related posts

Preshevë vazhdon të mbetet në fund të listës me pagat më të ulëta në rrethin e Pçinjës

Publikohen çmimet e reja të karburanteve në Serbi

Sinani nënshkruan kontratën për ndërtimin e parkut modern