Në zyrën e Këshillit Kombëtar Shqiptar priten ambasadori Hill dhe Braathu

Në zyrën e Këshillit Kombëtar Shqiptar është pritur në takim ambasadori i SHBA-së, Christopher Hill dhe Misionit të OSBE-së, Jan Braathu.


Kryetar i këtij institucioni, Nevzad Lutfiu ka sqaruar për temat e diskutuara:

Postimi në Facebok nga Nevzad Lutfiu:

Sot në selinë e KKSh-së në Bujanoc mirëpritëm ambasadorin e SHBA-s, z.Christopher Hill dhe ambasadorin e OSBE z.Jan Braathu.

I kërkova mbështetje për krijimin e një qendre për qëndrim ditor për fëmijët me nevoja të veçanta.

I njoftova me injorimin që Ministria e Informimit ua bëri mediave në gjuhën shqipe në konkurset e shpallura nga kjo ministri vitin e kaluar.

Po ashtu ambasadorët i njoftova me rolin destruktiv të drejtorit të çerdhes “Gëzimi ynë” në Bujanoc i cili edhe përkundër nevojës së madhe për hapjen e paraleleve shqipe ai nuk po e bënë një gjë të tillë.

Po ashtu janë disa raste të veçanta të pasivizimeve të adresave që morën vëmendjen e ambasadorëve, të cilëve iu bë e ditur se ky proces është selektiv dhe tendencë e hapur për spastrim etnik.

Dhe sigurisht, i paraqita rastet ku në institucionet shtetërore që gjenden në Luginë të Preshevës po vijnë kuadro nga qytete të tjera të Serbisë ndërsa po injorohen kuadrot nga vendi.

Related posts

Kërkohen 350 punëtorë, në Preshevë më 17 Prill organizohet Panairi i Punës

Mbahet seanca e VII-të e Këshillit Komunal në Bujanoc

Kamberi ka dorëzuar arkive të KDNJ-së në Institutin për krime lufte në Prishtinë

/