Publikohen çmimet e reja të karburanteve në Serbi

Ministria e Tregtisë e Serbisë ka bërë publike çmimet e reja të derivateve të naftës, të cilat kanë hyrë në fuqi sot në orën 15:00 dhe do të vlejnë deri të premten, më 31 tetor.


Sipas vendimit të ri qeveritar, çmimi maksimal i Eurodiesel-it është caktuar në 193 dinarë për litër, ndërsa benzina Europremium BMB do të shitet deri në 177 dinarë për litër.

Në krahasim me javën e kaluar, kur Eurodiesel kushtonte 192 dinarë dhe benzina 176 dinarë për litër, të dy derivatet janë shtrenjtuar me nga një dinar.

Çmimet e karburanteve në Serbi përcaktohen çdo javë nga Ministria e Tregtisë, duke u bazuar në lëvizjet e tregjeve ndërkombëtare të naftës si dhe kursin e dinarit ndaj dollarit amerikan.

Related posts

Themeluesja e Livrit me kritika për KKSH-në rreth takimit të sotëm: Shumë keq, shumë – Skandal

Sinani e Pajaziti takojnë kongresmenët amerikanë

Delegacioni i kongresistëve në Preshevë: Ka probleme reale mes shqiptarëve dhe Serbisë