Policia në Preshevë arreston të dyshuarin për kontrabandë me njerëz

Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Preshevë, në bashkëpunim me Qendrën Rajonale të Policisë Kufitare kanë arrestuar O.J. (2002), shtetas i Sirisë, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit se ka kryer veprën penale të kalimit të paligjshëm të kufirit shtetëror dhe kontrabandës me njerëz.


Një patrullë e policisë kufitare në rajonin e Preshevës drejt Maqedonisë, ka ndaluar një grup prej shtatë migrantësh të parregullt, në mesin e të cilëve edhe O.J , i cili dyshohet se ka organizuar kontrabandimin e tyre, thuhet në raportin e plicisë.

Siasp këtij raporti të dyshuarit me urdhër të prokurorit detyrues të Prokurorisë së Lartë Publike në Vranjë i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë, pas së cilës me kallëzim penal do të dërgohet në prokurori.

Related posts

Preshevë vazhdon të mbetet në fund të listës me pagat më të ulëta në rrethin e Pçinjës

Publikohen çmimet e reja të karburanteve në Serbi

Sinani nënshkruan kontratën për ndërtimin e parkut modern