Autoritetet serbe kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në të gjithë teritorin e saj, për shkak të gjendjes me virusin korona Covid19, ka bërë të ditur presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiq para pak minutash në konferencë për shtyp.
Aleksander Vuçiq ka bërë të ditur se pas kësaj konference për medie do të mbahet mbledhje e jashtëzakonshme e qeverisë së Serbisë, në të cilën do përcaktohen masat të cilat do të merren për gjendjen e jashtëzakonshme.
Ai gjithashtu ka gjetur kohën që të falemnderojë mjekët që po punojnë për të mirën e popullit, duke kritikuar ata që kundërshtonin dhe kritikonin ditë më parë vendimin për mos mbylljen e shkollave.
“Nga nesër mbyllet jeta me qëllim të ruajm jetat dhe familjet tona” ka thënë Vuçiq në konferencë për media, duke bërë të ditur se Ushtria e Serbisë do të i lejohet misionet civile.
Vuçiqi në këtë konferencë për media ka njoftuar se nga nesër do të mbyllen të gjitha çerdhet, shkollat, fakultetet, klubet për fitnes, dhe gjithčka që lidhet me tubime publike. Në bashkëpunim me pushtetet lokale do të i vendosim rregullat për punën e kafiterive dhe restoraneve nëpër territoret e komunave dhe qyteteve të Serbisë.
Të gjitha informacionet në lidhje me gjendjen pandemike në vend mund t’i gjeni duke klikuar në këtë vegëz apo në faqen NË FOKUS nën seksionin PANDEMIA COVID19 NË LUGINË.