VASIQ: VENDIMI I GJYKATËS SË LARTË NË KUNDËRSHTIM ME LIGJIN PËR NDALIMIN E DIKSRIMINIMIT

Gjykata e Lartë ne Beograd më 08 shkurt të këtij viti, ka hedhur poshtë padinë e kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, ndaj ish Ministrit të mbrojtjes të Republikës së Serbisë, Aleksander Vulin, tash Ministër i Punëve të Brendshme.


Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar kishte ngritur padi në muajin qershor të vitit 2019, asokohe ndaj Ministrit të mbrojtjes të Serbisë, Aleksandër Vulin, për shkak të përdorimit të gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve, duke përdorur termit pezhorativ “shiptari”.

Millena Vasiq, avokate në Komitetin e avokatëve për të drejtat e njeriut me seli në Beograd, thotë se aktgjykimi i Gjykatës së Lartë në Beograd, padrejtësisht ka vendosur barrë shumë të rëndë provës së paditësit, në këtë rast Këshillit Kombëtar Shqiptar. Sipas Vasiq, aktgjykimi është në kundërshtim me Ligjin për ndalimin e diskriminimit.

“Ligji për ndalimin e diskriminimit përcakton që nëse paditësi e bën të mundshme që i pandehuri të ketë kryer një akt diskriminimi, barra e të provuarit se veprimi nuk ka shkelur parimin e barazisë, përkatësisht parimin e të drejtave dhe detyrimeve të barabarta, bartet nga i pandehuri. Sipas këtij neni të ligjit, paditësi duhet të bëjë të mundshëm diskriminimin, dhe i pandehuri duhet të provojë se nuk ka pasur diskriminim.” ka thënë për PreshevaPRESS, avokatja e YUCOM, Milena Vasiq, derisa ka komentuar aktgjykimin.

Ajo më tutje thotë se në shpjegimet e bëra në kuadër të aktgjykimit, gjyqtari ka refuzuar kërkesën e Këshillit Kombëtar Shqiptar për të vërtetuar se termi “shiptar” përbën fyerje, gjë që nuk ishte e mjaftueshme që gjykata të zhvendosë barrën e provës nga paditësi tek i pandehuri.

“Nga shpjegimi i vendimit, të cilin e kemi lexuar, mund të shihet se gjykata në disa vende nënvizon se paditësi nuk ka vërtetuar diskriminim, që do të thotë se rregulla mbi provimin e barrës nuk është zbatuar. Edhe pse vetë gjykata konstaton se termi “shiptar” i përdorur kundër anëtarëve të kombësisë shqiptare në Kosovë është fyes, nuk gjen që kjo ka shkelë parimin e barazisë, sepse beson se paditësi nuk e ka provuar këtë.” shprehet avokatja Vasiq.

Avokatja e Komitetit të avokatëve për të drejtat e njeriut, Vasiq, thotë se shpresa mbetet tek procedura e apelimit, në të cilën të dy palët në procedurë do të kenë mundësinë të përsërisin qëndrimet e tyre para gjykatës së shkallës së dytë, dhe rezultati përfundimtar i mosmarrëveshjes mund të ndryshojë.

Ndryshe, Komiteti i Avokatëve për të Drejtat e Njeriut (YUCOM) ka dorëzuar padi kundër Aleksandar Vulin në Gjykatën e Lartë në Beograd për fjalim publik të drejtuar kundër anëtarëve të kombësisë shqiptare në Serbi dhe Kosovë dhe seanca përgatitore është caktuar për në muajin prill.

“Normalizimi i gjuhës së urrejtjes në fjalimin publik në Serbi, veçanërisht nga përfaqësuesit e institucioneve publike, paraqet problem të madh vite me radhë dhe një nga mënyrat për të detyruar zyrtarët dhe figurat e tjera publike të respektojnë ligjin dhe garancinë kushtetuese të barazisë është përmes gjykatës dhe këmbëngulja për zbatimin e ligjit dhe Kushtetutës. Mirëpo, derisa politika shtetërore është që këta zyrtarë nuk duhet të zëvendësohen për shkak të sjelljes së tyre në kundërshtim me Kushtetutën e Serbisë, por “qerasen” me pozita më të mira ministrore, ndryshimi thelbësor do të mungojë. Është e patjetërsueshme që çdo politikan i cili fyen grupet e pakicave në Serbi të thirret për përgjegjësi ligjore dhe politike në mënyrë që të mund të themi se pakicat në Serbi janë të mbrojtura.” përfundon Milena Vasiq, avokate në Komitetin e avokatëve për të drejtat e njeriut me seli në Beograd.

Related posts

Komuna e Bujanocit vendosë partneritet me Haraçinën

Sinani ka pritur në takim shefin e zyres së Osbe-së në Bujanoc

Në Preshevë fillon grumbullimin e qenve endacak