Lugina pa zë, ish-komandantët e UÇK-së rikthehen në marsh për drejtësi

Ndërsa më 17 tetor në Tiranë do të mbahet protesta mbarëkombëtare për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së, nga Lugina e Preshevës vjen një heshtje totale nga liderët institucionalë.


Burime nga terreni bëjnë të ditur se asnjëri nga përfaqësuesit zyrtarë të Luginës – përfshirë kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar Enkel Rexhepi, deputetin Shaip Kamberi, si dhe kryetarët e komunave të Preshevës e Bujanocit, Ardita Sinani dhe Arber Pajaziti – nuk kanë bërë asnjë thirrje publike dhe nuk kanë konfirmuar pjesëmarrje në tubimin e Tiranës.

E vetmja figurë institucionale që deri tani ka reaguar është zëvendëskryetari i Komunës së Preshevës, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare, i cili ka bërë ftesë publike për pjesëmarrje në këtë protestë gjithëkombëtare.

Ndërkohë, pritet që në protestë të jenë të pranishëm ish-ushtarët e UÇK-së nga Lugina e Preshevës, të cilët – ashtu si dekada më parë – do t’i bashkohen vëllezërve të tyre në kërkim të drejtësisë për luftën e Kosovës.

Protesta e 17 tetorit në Tiranë pritet të jetë një ndër më të mëdhatë të viteve të fundit, ku do të mblidhen qytetarë nga të gjitha trojet shqiptare për të kërkuar lirimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët po mbahen në Hagë që prej vitit 2020. /Qendra.Info

Related posts

Presheva, një qytet nga ku është e pamundur të udhëtosh me transport publik

Katër persona të plagosur në St. Gallen: arrestohet një shtetas i Serbisë

Ligji për të huajt dhe automjetet në Kosovë / Hapet Zyra për lehtësimin e procedurave për qytetarët e Luginës