NDAHET NGA JETA ADNAN ef. AHMEDI

Sot, në orët e hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë imami i xhamisë “Ibrahim Pasha” në Preshevë, Adnan ef. Ahmedi.


Edhe pse ende nuk ka njoftime zyrtare, PreshevaPRESS mëson se ai sot, në orët e para të mëngjesit, kishte kërkuar ndihmën mjekësore në shtëpinë e shëndetit në Preshevë, e që më pas është dërguar për në qendrën shëndetësore në Vrajë, ku edhe ka ndrruar jetë.

PreshevaPRESS shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Ahmedi.

Biografi e shkurtër e Adnan ef. Ahmedit:

Adnan ef. Ahmedi lindi më 12 janar 1965 në Preshevë.

Shkollën fillore e kreu në vendlindje në vitin 1979, ndërsa të mesmen e përfundoi në vitin 1984 në Medresenë “Alauddin”. Më pas, Adnan efendiu vazhdoi studimet universitare në Universitetin “Al-Az’har” në Kajro, në të cilin diplomoi në vitin 1991.

Pas përfundimit me sukses të studimeve, Adnan ef. Ahmedi vazhdoi studimet pasuniversitare në Institutin e Studimit të Shkencave Islame të Kajros, në të cilin magjistroi më 2001, ndërsa studimet e doktoratës i përfundoi në vitin 2003.

Në fillim të vitit 2004, Adnan ef. Ahmedi emërohet si imam, hatib dhe mualim në xhaminë “Ibrahim Pasha” të Preshevës.

Related posts

Komuna e Bujanocit vendosë partneritet me Haraçinën

Sinani ka pritur në takim shefin e zyres së Osbe-së në Bujanoc

Në Preshevë fillon grumbullimin e qenve endacak