PARTITË POLITIKE FILLOJNË GRUMBULLIMIN E NËNSHKRIMEVE PËRKRAHËSE

Fotot ilustrim / Foto: N1

Pasi Këshilli Komunal Zgjedhor ka aprovuar formularët për zgjedhjet e parakohshme lokale, partitë kryesore lokale kanë filluar përgatitjet për zgjedhjet lokale.


E para ka qenë Partia Demokratike Shqiptare e cila përmes një njoftimi në faqen e partisë në rrjetin shoqëror facebook ka njoftuar për fillimin e grumbullit të nënshkrimeve përkrahëse për listën e tyre në këto zgjedhje lokale.

“Të nderuar qytetarë të komunës së Preshevës,tashmë të gjithë jemi në dijeni se janë shpallur zgjedhjet e parakohshme në komunën tonë. Në kuadër të përgatitjeve për këto zgjedhje,Partia Demokratike Shqiptare,nesër fillon me grumbullimin e nënshkrimeve për përkrahjen e listës zgjedhore të saj,andaj ftojmë çdo anëtarë,simpatizant e votues që nesër (11.02.2021) me fillim nga ora 09:00 deri në ora 20:00 që të vijë në selinë e partisë për ta përkrahur listën fituese të këtyre zgjedhjeve.” ka shkruar Partia Demokratike Shqiptare në rrjetin shoqëror facebook.

Një ditë më vonë, Alternativa për Ndryshim ka njoftuar se në zyrat e tyre kanë filluar procesin e grumbullimit të nënshkrimeve përkrahëse për listën e tyre duke i ftuar përkrahësit e tyre për të deponuar nënshkrimet e tyre.

” Të dashur qytetar/e. Ju njoftojmë se sot kemi filluar grumbullimin e nënshkrimeve për përkrahjen e listës ALTERNATIVA Për Ndryshim- Shqiprim Arifi për zgjedhjet lokale të datës 28 Mars 2021.” thuhet në njoftimin e APN-së në faqen e saj në rrjetin shoqëror facebook.

Partia për Veprim Demokratik është e fundit që ka njoftuar për fillimin e grumbullimit të nënshkrimeve përkrahëse për të dorëzuar listën e saj. Njoftimin për fillimin e grumbullimit të nënshkrimeve e kanë bërë shumë anëtarë të kryesisë së degës së Preshevës nëpër llogaritë e tyre në rrjetin shoqëror facebook.

“Nesër (12.02.2021) me fillim nga ora 10:00, në zyrat e PVD fillojmë me grumbullimin e nënshkrimeve përkrahëse për listën tonë zgjedhore.” thuhet mes tjerash në njoftimin e shpërndarë nga anëtarët e kryesisë së degës së PVD-së në facebook.

Related posts

Komuna e Bujanocit vendosë partneritet me Haraçinën

Sinani ka pritur në takim shefin e zyres së Osbe-së në Bujanoc

Në Preshevë fillon grumbullimin e qenve endacak