Gjithçka filloi më 25 qershor të vitit 2019 kur kryetari i Këshillit Nacional Shqiptar kishte ngritur padi asokohe ndaj ministrit të mbrojtjes të Serbisë, Aleksandër Vulin, për shkak të përdorimit të gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve, duke përdorur termit pezhorativ “shiptari”.
Rreth 20 muaj me vonë, saktësisht më 2 shkurt, gjykata e lartë në Beogradit e ka hedhur të pa bazë padinë e Këshillit Kombëtarë të Shqiptarëve kundër ministrit Vullin.
Kohës së fundit, ne diskursin publik në Serbi është rikthyer në përdorim terminologjia pezhorative nga një pjesë e shtypit serb, përkundër faktit që në sistemin gjyqësorë të vet Serbisë ekzistojnë disa aktgjykime që përdorimin e termit shiptari e quan të ndaluar.
Duke marrë parasysh këtë fakt, Mustafa tregon se procesi ende nuk ka përfunduar pasi që aktgjykimi i gjykatës së lartë të Beogradit do të apelohet tutje.
Aktgjykimi i gjykatës së lartë të Beogradit përveç kryetarin e Këshillit Nacional Shqiptar, ka trazuar edhe parlamentin e Serbisë, përmes një fjalimi të deputetit shqiptar atje, Shaip Kamberi.
Edhe pse shumica e deputetëve për shkak të mungesës së përkthimit nuk e kuptonin se çka thoshte Kamberi gjatë fjalimit të tij në gjuhën shqipe, Ivica Daçiq duke urdhëruar deputetët të mos pengojnë fjalimin e Kamberit, atë e shfrytëzoi për të promovuar Serbinë si vend demokratik që i lejon pakicave të flasin në gjuhën e vet.