Trupi Koordinues shpall konkurs për kompanitë private

Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (në tekstin e mëtejshëm: Shërbimi i Trupit Koordinues), më 25.08.2020, shpall KONKURS për ndarjen e mjeteve për subvensione subjekteve ekonomike në pronësi private për vitin 2020, në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.


Konkursi realizohet nga Shërbimi i Trupi Koordinues për ndarjen e fondeve në shumën prej 30.000.000,00 dinarë, përkatësisht për komunën e Preshevës në vlerë prej 11.550.000,00 dinarë, për komunën e Bujanocit në vlerë prej 12.450.000,00 dinarë dhe për komunën e Medvegjës në vlerë prej 6.000.000,00 dinarë.

Qëllimi i konkursit është financimi i pajisjeve/makinave për subjektet që plotësojnë kushtet e këtij konkursi.

Shërbimi i Trupit Koordinues do të bashkëfinancojë deri në 70% (neto) të shpenzimeve (pa TVSH) të prokurimit për masën I dhe masën II nga pika 1.3 e Programit për kompanitë mikro dhe të vogla dhe për sipërmarrësit.

Shpenzimet nuk përfshijnë tatimin mbi vlerën e shtuar, pagesa e të cilit është detyrim ekskluziv i aplikuesit.

Afati për dorëzimin e paraqitjeve në konkurs është deri më date 25.09.2020. Dokumentet dhe formularët mundeni ti gjeni në këtë vegzë.

Related posts

Kuvendit Komunal në Preshevë miraton llogarinë përfundimtare të buxhetit për vitit 2024

Qeveria e Kosovës në detyrë ndan mbi 626 mijë euro për mbështetjen e arsimit dhe lobimit për shqiptarët në Luginë të Preshevës

Të hënën mblidhet Kuvendi i Komunës së Preshevës, diskutohet shfrytzimi i Buxhetit për vitin paraprak

/