PVD: JEMI PRO NJË SHUMICE TË RE ME ELEMENTE TË QEVERISJES TEKNIKE

Siç ka raportuar PresheveaPRESS, gatë ditës së sotme PVD mbajti mbledhje me strukturat e degës së Presheveës për të vendosur hapat e mëtutjeshëm për daljen nga kriza politike e në vend pas dorëheqjes së Sami Salihut nga pozita e Kryetarit të Kuvendit Komunal.


Në mbledhjen me Kryesinë e degës, kryetarët e nëndegëve dhe këshilltarët e Kuvendit Komunal, PVD ka diskutuan modalitetet e daljes nga kjo krizë politike.

Kjo parti ka marrë vendimin që të bëhet pjesë e një shumice të re qeverisëse me elemente të qeverisjes teknike deri në zgjedhjet e ardhshme të rregullta.

Në vazhdim mund ta lexoni komunikatën e plotë të degës së PVD-së në Preshevë, të publikuar në faqen e saj në facebook:

KUMTESË E PARTISË PËR VEPRIM DEMOKRATIK – dega në Preshevë

Strukturat e Partisë për Veprim Demokratik, gjatë këtyre ditëve kanë mbajtur takime të vazhdueshme si pasojë e situatës së krijuar pas dorëheqjes së kryetarit të Kuvendit Komunal.

Gjatë ditës së sotme PVD mbajti mbledhje me Kryesinë e degës, kryetarët e nëndegëve dhe këshilltarët e Kuvendit Komunal në të cilën u diskutuan modalitetet e daljes nga kjo krizë politike.

Që nga formimi i shumicës udhëheqëse pas zgjedhjeve të dhjetorit të vitit 2017, PVD në vazhdimësi ka kritikuar pushtetin aktual dhe ka njoftuar qytetarët me keqmenaxhimin e këtij pushteti, si pasojë e dështimit të Shqiprim Arifit në realizimin e premtimeve të tij megalomane.

Partia për Veprim Demokratik pasi shqyrtoi situatën e krijuar në komunën e Preshevës, e cila po kalon në një periudhë të vështirë pandemike dhe bisedimeve Kosovë – Serbi, nuk merr mbi vete barrën e shpërndarjes së Kuvendit Komunal, duke lënë qytetarët e komunës së Preshevës pa përfaqësim legjitim dhe duke bartur qendrën e vendimmarrjes nga përfaqësuesit legjitim tek Qeveria e Republikës së Serbisë përmes organit të përkohshëm.

Duke u bazuar në faktet e lartëshënuara, Kryesia e PVD-së ka marrë vendim që të jetë pjesë e një shumicë të re me elemente të qeverisjes teknike.

Partia për Veprim Demokratik fton PDSH dhe LR, në këto pak ditë që kanë mbetur para afatit ligjor para shpërndarjes së Kuvendit, të evitohet kriza politike në këto rrethana delikate.

Preshevë, 25.08.2020
Partia për Veprim Demokratik – dega Preshevë

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”