TOUR DE LUGINA SHËNON FILLIMIN E “DITËVE TË DIASPORËS NË BUJANOC

Tour de Lugina shënon fillimin e „Ditëve të Diasporës“ në Bujanoc.

Komuna e Bujanocit në bashkëpunim me Organizatën ProBike Lugina ka organizuar sot aktivitetin e parë për Ditët e Diasporës.

Tour de Lugina u organizua për herë të tetë në përgjithësi ndërsa ky është viti i tretë që organizohet në bashkëpunim me komunën.

Kësaj radhe, për ta bërë edhe më të veçantë këtë rrugëtim, për herë të parë morrën pjesë edhe tri bicikliste nga Bujanoci.

Nga sot kanë filluar aktivitetet „Ditët e Diasporës“ të organizuara nga Komuna e Bujanocit nën patronatin e Kabinetit të kryetarit.

Related posts

Kuvendi i Komunës së Bujanocit kërkon reagim urgjent pas grabitjes së armatosur në Tërnoc të Madh

Grabitet dhe rrëmbehet pronari i argjendarisë në Tërnoc të Madh