Kur është e obligueshme kravata

Pa marrë parasysh trendët e rinj të modës, nëse dëshironi të lini përshtypje të mirë te partnerët afarist dhe të dukeni elegant dhe të sigurt, patjetër vini kravatën.


Dikur e paevitueshme, kravata më nuk është pjesë e obligueshme e veshjes solemne dhe afariste, posaçërisht midis popullatës së re, pos kur ajo imponohet si “kod veshjeje”.

Megjithatë, pa marrë parasysh trendët e rinj të modës, nëse dëshironi të lini përshtypje të mirë te partnerët afarist dhe të dukeni elegant dhe i sigurt, patjetër vini kravatën.

Nuk është me rëndësi a është njëngjyrëshe apo jo, klasike apo moderne, vetëm kujdesuni të mos jetë tepër e theksuar dhe që ngjyra e saj të jetë në harmoni me pantallonat dhe me setrën.

Gjithashtu kushtoni kujdes gjatësisë: gjatësia e poshtme e kravatës duhet të jetë së paku katër gishta nën rrip. 

Related posts

Gold AG po vjen me këngë për dëshmorin Adrian Krasniqi

Të dielën fillon ora verore, akrepat lëvizin një orë përpara

E martë e vranët, priten reshje shiu