Recetë: Një pjatë e shijshme me makarona

Farfallet janë zgjedhja më e mirë për ti kombinuar me një shumëllojshmëri salcash dhe erëzash të përgatitura nga duart tuaja, kjo është edhe pjatë që ju ndihmon të kaloni më shpejtë pjesën e kuzhinës nga kjo ditë e lodhëshme si di të jetë vetëm e hënja.


Përbërësit e nevojshëm:

1 pako makarona Farfalle

1 thelpi hudhëe

pak majdanoz

vaj ulliri

pesto

salcë domatesh

piper të zi

100 gr kaçkavall

Kripë

Mënyra e përgatitjes:

Në një tenxhere me ujë të valuar shtoni për të zierë makaronat Farfalle. Ndërkohë grini imët hudhrat, majdanozin. Në një tigan me pak vaj ulliri skuqni hudhrat me salcën me domate dhe fistëkë. Përzijini mirë dhe shtoni pak ujë.

Më pas shtoni dy lugë salcë domateve dhe krip dhe piper sipas dëshirës.

Shtoni makaronat Farfalle. Grini sipër pak  kaçkavall dhe janë gati për tu shërbyer.

Related posts

Si të shmangni humbjen e qasjes në Gmail: Ekspertët e IT-së për rregullat e reja të Google

Edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova fillon së shpejt  

4 efektet e vjeshtës në shëndetin tuaj