Disa pamje të publikuara nga mediat britanike thuhet se tregojnë momentet nga një javë e trazuar në politikën britanike, pasi udhëheqësi i partisë konservatore Boris Johnson përgatiti fjalimet e tij të para zyrtare si Kryeministër.
Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për 26 orë në mes të njoftimit të rezultatit të lidershipit dhe takimit me Mbretëreshën të mërkurën, pamjet japin një paraqitje të shkurtër në orët e para të kryeministrit të ri.
Dhe ka qenë fotografi Andrew Parsons ai që ka punuar ngushtë me Boris Johnson për 11 vitet e fundit.
Por këtë javë ai kishte aparatin e tij në një zyrë më të afërt të z. Johnson, në selinë e fushatës konservatore dhe më pas në Downing Street, ndërsa ai punonte me ndihmësit për të nxjerrë mesazhin e tij të parë tek publiku.
“Unë kam shënuar disa momente të presionit të lartë”, tha zoti Parsons, duke shtuar se shpreson të vazhdojë të punojë me kryeministrin e ri.