Qeveria e Republikës së Kosovës sot ka marr vendim për themelimin e Zyrës për ofrimin e asistencës për qytetarët e Luginës së Preshevës, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.
Pas financimit të librave falas për nxënësit e Luginës së Preshevës, hapja e Zyres për Luginën është edhe një hap i rëndësishëm i përkujdesjes së shtetit të Kosovës ndaj qytetarëve të Luginës.
Njoftimin për themelimin e Zyres për Luginën e ka bërë të ditur Kryeministri Hoti