Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, dje ka udhëtuar për në Tiranë për të zhvilluar vizitën e parë zyrtare në kryeqytetin shqiptar.
Ardita Sinani, kryetarja e Komunës së Preshevës, ka udhëtuar dje në drejtim të kryeqytetit shqiptar, për të marrë pjesë në takimin e Unionit të Bashkive dhe Komunave Shqiptare në Rajon.
Sinani derisa po qëndron në Tiranë ka realizuar një intervistë në televizionin A2, ku ka përsëritur kërkesën e iniciuar nga Gent Cakaj për hapjen e konsullatës Shqiptare në Luginë të Preshevës, kërkesë e cila ende nuk ka një përgjigje zyrtare nga Republika e Serbisë.
Më 20 dhjetor të vitit 2020, Gent Cakaj, ushtruesi i detyrës së shefit të diplomacisë së Shqipërisë ka deklaruar se janë në pritje të përgjigjes pozitive për hapjen e konsullatës së përgjithshme shqiptare në Bujanoc. Ai në një postim në Facebook pati shkruar se hapja e kësaj konsullate do të ndikojë në mbështetjen dhe forcimin e lidhjeve me shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Sinani dje në një intervistë të dhënë për A2 ka ripërsëritur kërkesën e ish ushtruesit të detyrës së Ministirt të Jashtëm të Shqipërisë për nevojën e konsullatës së Shqipërisë në Luginë.
Për më shumë ndjekni intervistën e plotë: