SHQIPRIM ARIFI URON KURBAN BAJRAMIN

Të nderuar qytetarë të komunës sonë, bashkatdhetarë e bashkëvendas kudo që ndodheni!

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, më lejoni të ju përcjell urimet e mia më të përzemërta, me dëshirën më të madhe që kjo festë të ju gjejë të gëzuar dhe në harmoni familjare.

Përmes shtrirjes së dorës së bashkëpunimit me njëri-tjetrin, ofrimit të ndihmës aty ku kërkohet, përhapjes së dashurisë dhe mirëkuptimit, le të japim shembullin më të mirë të vetëdijësimit dhe avancimit tonë shoqëror.

Jemi të vetëdishëm që gjatë rrugëtimit tonë do të n’a paraqiten vështirësi, barriera e sakrifica të ndryshme. Të gjitha këto le të n’a shërbejnë për kalitje dhe motivacion për këmbëngulje të mëtejshme në vepra të dobishme, për arritjen e qëllimeve tona të larta, të zhvillimit dhe avancimit tonë kolektiv.

Festa e Bajramit të shërbejë si ditë gëzimi për të gjithë ne, familjet tona dhe kudo që gjinden shqiptarët, duke treguar përkujdes të veçantë ndaj nevojtarëve dhe skamnorëve, që festa të mbretërojë pa dallim, në çdo familje.

Urime dhe Gëzuar festën e Kurban Bajramit qytetarëve të komunës sonë, Luginës, Diasporës sonë dhe të gjithë muslimanëve në mbarë botën.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”