KY ËSHTË URIMI I KRYETARIT TË PDSH-së PËR KURBAN BAJRAMIN

Me kënaqësi të veçantë u drejtohem gjithë besimtarëve të besimit islam me urimet më të mira me rastin e Kurban Bajramit.

Në këtë ditë të bekuar, të lutemi të gjithë që paqja, solidariteti, mirësia dhe toleranca ndërnjerzore të jenë virtyte mbizotëruese tek të gjithë besimtarët islam e qytetarët tanë. Festa e Kurban Bajramit të na bashkojë drejt këtij realizimi si bazë e së ardhmes. Kjo festë që kurorëzon mirësinë, sakrificën dhe përulësin e çdo besimtari, le të jetë edhe më thellë e shpalosur në ndjenjat e vullnetit të mirë dhe respektit të ndërsjelltë.

Zoti na ndihmoftë dhe na bashkoftë në punë të mira dhe në solidaritet të përhershëm me njëri tjetrin !
Urime festa e Kurban Bajramit ! RM

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”