Serbia vazhdon të mos interesohet për shqiptarët as në krizën e pandemisë

Në territorin e Serbisë gjatë 24 orëve të fundit nga pasojat e koronavirusit Covid19 kanë vdekur edhe shtatë persona duke e dërguar numrin e përgjithshëm të të vdekurve nga pandemija në 110. 


Gjatë 24 orëve të fundit në Serbi janë kryer 3094 testime për koronavirus, 372 prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv.

Edhe pse në Preshevë nuk është raportuar asnjë i infektuar me këtë virus nga institucionet, derisa nê Bujanoc dy raste, Serbia vazhdon të e anashkalojë këtë pjesë të  territorit të saj duke mos ofruar asnjë të dhënë zyrtarisht. 

Gjatë ditës sê djeshme në pyetjen për numrin e testeve të realizuara në Preshevë dhe në Bujanoc, zëvendësdrejtoresha e institutit për shëndetin publik të Serbisë, Kisic Tepavcevic, tha se nuk kanë të dhëna për komunat në territorin e Kosovës.

Në konferencën e rregullt për gazetarë tê shtabit për menaxhimin e krizës së shkaktuar nga civid19, portali Bujanovacke ka përsëritur pyetjen e PreshevaPRESS për numrin e të infektuarve në territorin e këtyre dy komunave, ku shumica e popullatës përbëhet nga shqiptarët, përsëri nuk ka patur të dhëna të sakta rreth numrit të sakt të testimeve të kryera.

Kjo dëshmon edhe një herë se instirucionet e Serbisë nuk kanë asnjë interesim sa i përket me gjendjen në këto dy komuna të banuara me shqiptarët edhe kur është situatë e jashtëzakonshme për shkak të pandemisë së covid19. 

Related posts

Shpërthen zjarri mbi malin e fshatit Corroticë

Kuvendit Komunal në Preshevë miraton llogarinë përfundimtare të buxhetit për vitit 2024

Qeveria e Kosovës në detyrë ndan mbi 626 mijë euro për mbështetjen e arsimit dhe lobimit për shqiptarët në Luginë të Preshevës

/