Kurti: Koalicioni me LDK’në u prish para se ta shkarkoja Agim Veliu

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se shkarkimi i minstrit Agim Veliu nuk ka qenë arsye për t’u rrëzuar qeveria, madje tha se një gjë e tillë në asnjë mënyrë nuk duhej që të ndodhte.


Kurti, tha se Koalicioni me Lidhjen Demokratike të Kosovës u prish para se të shkarkohej Agim Veliu.

“Koalicioni me LDK’në u prish para se të shkarkohej Agim Veliu”, tha Kurt në Debat plus.

Kurti thotë se shkarkimi i Agim Veliut ndodhi kur ai mori anën e Presidentit në raport me gjendjen e jashtëzakonshme.

“Po të mos thoshte ish-ministri që është për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, ai edhe sot do të mund të ishte Ministër i Brendshëm, pavarësisht se ka thënë shumë gjëra kundër meje”, përfundoi Kurti.

Related posts

Tre shqiptar të vdekur dhe 4 të lënduar në një aksident të rëndë trafiku në Koblenz të Gjermanisë

Lidët e BE-së e telefonojnë Trumpin nga Kievi për të nxitur armëpushim 30-ditor

Austria mbyll 24 vendkalime kufitare me Hungarinë dhe Sllovakinë

/