Sarcevic: Nuk ka kthim në shkollë këtë vit

Këtë vit, nxënësit nuk do të kthehen në bankat shkollore për proces të rregullt mësimor, ka thënë Ministri i Arsimit Mladen Sarcevic.


Ai sqaroi se pushimi veror praktikisht fillon në fund të majit, kur edhe mbarojnë orët e rregullta, të cilat këtë vit gjatë gjendjes së jashtëzakonshme janë realizuar në distancë.

Në një prononcim për Blic, Sarçeviç gjithashtu njoftoi një ndryshim në Rregullat e Vlerësimit, duke pasur parasysh se nuk ka ndonjë mundësi konkrete për mënyrën e vlersimit për tremujorin ose për provimin përfundimtar deri më tani.

“Në rreth dy ose tre javë do të dalim me një model që i përshtatet situatës epidemiologjike në Serbi, por gjithashtu të jetë në përputhje me konkluzionin dhe skenarin që do të aplikohet në Evropë për provimin përfundimtar, “njoftoi Sarcevic.

Related posts

Presheva, një qytet nga ku është e pamundur të udhëtosh me transport publik

Katër persona të plagosur në St. Gallen: arrestohet një shtetas i Serbisë

Ligji për të huajt dhe automjetet në Kosovë / Hapet Zyra për lehtësimin e procedurave për qytetarët e Luginës