Selimi: Të gjitha resurset e Ministrisë së Drejtësisë të Kosovës në luftën e kthimit të gjykatës dhe prokurorisë në Preshevë

Sot është realizuar vizita e dy ministrave të Qeverisë së Republikës së Kosovës në Luginë.


Gjatë kësaj vizite në të gjitha daljet për media, Ministri i Drektësisë së Republikës së Kosovës, Selim Selimi ka thënë se do të vendosë në dispozicion të gjitha kapacitetet financiare dhe resurset njerëzore në disponim të Preshevës për kthimin e Gjykatës fhe Prokurorisë Themelore në Preshevë.

Gjatë vizitës së delegacionit të Qeverisë së Republikës së Kosovës në Preshevë, Ministri i Drejtësisë Selim Selimi, dhe Ministrja pët Punët e Jashtme dhe Diasporën Meliza Haradinaj-Stublla, nga politikanët kanë takuar vetëm kryetarin e Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, dhe pritet ta takojnë Ardia Sinanin – kryetaren e degës së  PVD-së në Preshevë, derisa kanë vizituar edhe bizneset lokale, Zyrën për të rinj, shoqërinë kulturoro artistike “Presheva” dhe shtëpinë e kulturës në Preshevë.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”