Haradinaj-Stublla nga Presheva: Serbia të kërkojë falje për krimet e luftës dhe të lirojë Nezir Mehmetaj nga burgu sepse po mbahet padrejtësisht

Ministrja për Punët e Jashtme dhe Diasporën e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, gjatë vizitës në Preshevë, kërkoi nga Serbia lirimin e Nezir Mehmetaj nga burgu.


Haradinaj-Stublla nga Presheva tha se kjo vizitë është hapja e rrugës së bashkëpunimit dhe përkrahjes së mëtutjeshme të  Qeverisë së Kosovës për Luginën e Preshevës.

Gjatë prononcimit të saj në cizitë te një nga bizneset lokale, Haradinaj Stublla kërkoi nga Serbia lirimin e qytetarit të Kosovës, Nezir Mehmetaj, i cili po mbahet në burgim ndër akuza të rreme.

“Me që jemi në fazën finale të rifillimit të dialogut, unë do të kisha një lutje për Serbinë, që të bëjë një hap të mirë, do t’thot në krijimin e mirëbesimit dhe konfidencës për fillimin e dialogut dhe të kërkoj falje për të gjitha krimet e kryera në Kosovë, poashtu edhe tëlirojë qytetarin tonë Nezir Mehmetaj, i cili po mbahet padrejtësisht që 6 muaj, pa asnjë arsye në burgjet e Serbisë.”

Ajo kërkoi gjithashtu kërkoi nga Serbia të tregojë kujdes dhe përkushtim ndaj Luginës gjatë situatës me pandeminë, pasi që gjatë takimeve në kuadër të vizitës ështëinformuar për neglizhencën dhe moskujdesin e Serbisë për Luginën gjatë pandemisë Covid19.

Related posts

Preshevë vazhdon të mbetet në fund të listës me pagat më të ulëta në rrethin e Pçinjës

Publikohen çmimet e reja të karburanteve në Serbi

Sinani nënshkruan kontratën për ndërtimin e parkut modern