Sot është realizuar vizita e dy ministrave të Qeverisë së Republikës së Kosovës në Luginë.
Gjatë kësaj vizite në të gjitha daljet për media, Ministri i Drektësisë së Republikës së Kosovës, Selim Selimi ka thënë se do të vendosë në dispozicion të gjitha kapacitetet financiare dhe resurset njerëzore në disponim të Preshevës për kthimin e Gjykatës fhe Prokurorisë Themelore në Preshevë.
Gjatë vizitës së delegacionit të Qeverisë së Republikës së Kosovës në Preshevë, Ministri i Drejtësisë Selim Selimi, dhe Ministrja pët Punët e Jashtme dhe Diasporën Meliza Haradinaj-Stublla, nga politikanët kanë takuar vetëm kryetarin e Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, dhe pritet ta takojnë Ardia Sinanin – kryetaren e degës së PVD-së në Preshevë, derisa kanë vizituar edhe bizneset lokale, Zyrën për të rinj, shoqërinë kulturoro artistike “Presheva” dhe shtëpinë e kulturës në Preshevë.