Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

Dje gjatë ditës, koalicionit qeverisës në Preshevë i është bashkuar edhe Aleanca për Luginën, duke siguruar stabilitet në Kuvendin e Komunës së Preshevës.


Më 18 korrik të këtij viti, është arritur marrëveshja për koalicionin qeverisës në Preshevë mes PVD-së dhe PDSH-së, e që bazuar në rezultatet e zgjedhjeve lokale në Preshevë, bashkimi i forcave të këtyre dy partive mjaftonte për të krijuar shumicë në kuvend.

Po atë ditë, para se të ndodhte nënshkrimi dhe finalizimi i marrëveshjes për bashkëqeverisje mes PVD dhe PDSH, në zyrën e PVD-së kanë qëndruar përfaqësues të Aleancës për Luginën, takim gjatë së cilit Ardita Sinani i ka premtuar se do të i përfshijë në pushtet, duke i ndarë pozita udhëheqëse nga ato që do të i takojnë PVD-së.

Sipas një dokumenti të siguruar nga PreshevaPRESS, në të cilin ishin shënuar ndarja e pozitave në koalicion, PVD do të i delegonte Aleancës për Luginën pozitën e zëvendës kryetarit të Kuvendit, udhëheqësin e Zyrës lokale për zhvillim ekonomik si dhe një anëtar në Këshillin Komunal.

Ky veprim pati sjellë deri te mosmarrëveshjevet e para mes partnerëve të koalicionit vetëm një ditë pas nënshkrimit, pasiqë PDSH refuzonte të votojnë emrat e personave që përfaqësojnë Aleancën për Luginën, me arsyetimin se nuk janë partnerë nënshkrues të marrëveshjes për bashkëqeverisje në Preshevë.

Përkundër mospajtimeve me PDSH-në, në seancën konstituive përfaqësuesit e Aleancës për Luginën në Kuvendin e Komunës së Preshevës, kanë votuar për zgjedhjen e Ardita Sinanit në krye të Komunës së Preshevës, e që koalicioni PVD-PDSH-UDSH dhe AL bashkarisht kanë 24 vota të këshilltarëve në Kuvend.

Vetëm një seancë më vonë, në seancën e dyte të Kuvendit të Komunës së Preshevës, të gjitha vendimet u morën me 20 vota për, duke lënë të nënkuptohet se koalicioni qeverisës ishte në limitet e numrave të nevojshëm për të funksionuar.

Nuk dihet nëse mospajtimet e reja mes këshillëtarve të koalicionit ishte frika e mungesës së numrave të nevojshëm për funksionimin e shumicës ne Kuvend, e që PDSH u detyrua të pranojë Aleancën për Luginën në koalicion.

Deri më tani dihet se pozita e zëvendës kryetarit të Kuvendit Komunal do të i takojnë Aleancës për Luginën, derisa për pozitat e tjera nuk është diskutuar.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Mundësi për të rinjtë nga Presheva e Bujanoci: Vizitë studimore tre-ditore në Beograd

PreshevaPRESS

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS