Sarçeviç: Provimi i semimaturës mbetet, shtyhen provimet pranuese nëpër universitete

Nxënësit në Serbi nga sot kanë filluar mësimin në distancë përmes kanalit të Radio Televizionit Serb. Modeli i ri i mësimdhënies nuk do të ndikojë në mbajtjen e provimit të semimaturës për filloristët, dhe provimet pranuese për fakultetet, si dhe afatet e provimeve do të shtyhen, tha Ministri i Arsimit Mladen Sharçeviq për N1.


“Provimi i semimaturës do të mbahet në një formë, do ta shohim se në çfarë forme do të jemi në gjendje të e organizojmë. Kjo varet nga kohëzgjatja e situatës. Nëse themi se nuk do të ketë provime për semimaturantët, të gjithë do të ndalojnë së mësuari” është shprehur ministri Sharçeviq.

Ai theksoi se në fund, i ashtuquajturi vlerësimi përmbledhës, do të ndodhë kur fëmijët të kthehen në bankat shkollore dhe përmes testeve të ndryshme, të cilët do të mundësonin për të provuar njohuritë e nxënësve.

Kur bëhet fjalë për provimet pranuese dhe afatet e provimeve në kolegje ose fakultetet e ndryshme nëpër Serbi, Sharçeviq ka thënë se ato do të zhvendosen për një afat tjetër momentalisht të papërcaktuar, në varësi të asaj se sa zgjat gjithë periudha me masat e veçanta rreth luftimit të shpërndarjes së Covid-19.


Të gjitha informacionet në lidhje me gjendjen pandemike në vend mund t’i gjeni duke klikuar në këtë vegëz apo në faqen NË FOKUS nën seksionin PANDEMIA COVID19 NË LUGINË.

Related posts

Komuna e Bujanocit vendosë partneritet me Haraçinën

Sinani ka pritur në takim shefin e zyres së Osbe-së në Bujanoc

Në Preshevë fillon grumbullimin e qenve endacak