Komisioni Republikan Zgjedhor dje ka miratuar një vendim për të pezulluar të gjitha aktivitetet zgjedhore derisa të vazhdojë gjendja e jashtëzakonshme në Serbi.
Kjo do të thotë se është marrë një vendim për të shtyrë zgjedhjet, të planifikuara më parë të mbahen për 26 Prill, sipas Marko Daniloviç, një prej anëtarëve të Komisionit Zgjedhor Republikan.
Daniloviç thotë se kur të hiqet gjendja e jashtëzakonshme, do të miratohet një “afat i ri”, domethënë do të caktohet një ditë e re votimi.
“Kur të hiqet gjendja e jashtëzakonshme, përmes një vendim do të vazhdojnë aktivitetet elektorale. KRZ do t’i kërkohet të përcaktojë se kur do të zhvillohet votimi. Shumë aktivitete elektorale nuk kanë përfunduar – mbledhja e nënshkrimeve përkrahëse, dorëzimi i listave zgjedhore, përcaktimi i përbërjes zgjedhore, nuk është marrë asnjë vendim për përbërjen e përhershme të komisioneve zgjedhore … E gjithë kjo do të duhet të bëhet pasi të shfuqizohet gjendja e jashtëzakonshme, “tha ai për portalin Nova.
Nga 22 anëtarët e KRZ që ishin të pranishëm, 20 votuan pro vendimit për të pezulluar të gjitha aktivitetet zgjedhore, derisa dy ishin kundër këtij vendimi. Daniloviç tha se partia e Sheshelit ishte kundër dhe se kanë thënë se aktivitetet elektorale duhet të vazhdojnë.
Vendimi për pezullimin e të gjitha aktiviteteve zgjedhore u mor në bazë të Dekretit të Qeverisë, i cili u miratua dje dhe u botua në Gazetën Zyrtare mbrëmë. Në të thuhet se “përfundojnë të gjitha aktivitetet elektorale në zhvillimin e zgjedhjeve për deputetë, deputetë të Kuvendit të Vojvodinës dhe këshilltarët e asambleve të qyteteve dhe komunave, të cilat u thirrën për 26 Prill të këtij viti”.
Marijana Pajvancic, profesore e së drejtës kushtetuese, për portalin Nova ka thënë se në rast se shtyhet votimi për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme, mandati i Kuvendit zgjatet, dhe kur të plotësohen kushtet, d.m.th. kur mbaron epidemia, zgjedhjet nuk shpallen përsëri por vetëm përcaktohet dita e votimit.
Siç ka njoftuar më herët, presidenti serb Aleksandar Vuçiç, do të zhvillojë sot takime me përfaqësuesit e partive që janë shprehur pro pjesëmarrjes së tyre në zgjedhjet e parapara për 26 prill, dhe një nga temat që do të duhej të bisedohej do të jetë vonesat dhe probemet për të shkuar në votime për shkak të zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Presidenti serb, Aleksandar Vucic ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme të dielen e kaluar në mbrëmje, si mënyrë për ta luftuar shpërndarjen e koronavirusit Covid-19, derisa qeveria serbe ka ndërmarrë një numër masash për të luftuar shpërndarjen e virusit.
Të gjitha informacionet në lidhje me gjendjen e jashtëzakonshme në Serbi mund t’i gjeni duke klikuar në këtë vegëz apo në faqen NË FOKUS nën seksionin GJENDJA JASHTËZAKONSHME.