Pezullohen të gjitha aktivitetet elektorale derisa të mbetet në fuqi gjendja e jashtëzakonshme

Komisioni Zgjedhor Republikan në seancën e sotme, në përputhje me Dekretin për Masat Emergjente, miratoi një Vendim për të pezulluar të gjitha aktivitetet elektorale në zhvillimin e zgjedhjeve të shpallura për 26 Prill, njoftoi dje kreu i Komisionit Zgjedhor të Republikës së Serbisë Vladimir Dimitrijevic.


Kryetari i KZR-së, Dimitrijevic tha që pardje u mor një vendim për të vendosur një gjendje të jashtëzakonshme në të gjithë Serbinë dhe se Qeveria, në përputhje me kompetencat e saj, nxori një Dekret për Masat e Urgjencës.

“Në nenin 5 të këtij dekreti përcaktohet që të gjitha aktivitetet elektorale në zhvillimin e zgjedhjeve për deputetë, deputetë krahinorë në Krahinës Autonome të Vojvodinës si dhe për kryetarët e komunave dhe qyteteve të pezullohen, dhe se ato do të vazhdojnë nga dita kur pushon gjendja e jashtëzakonshme” ka thënë kreu i Komisionit Republikan Zgjedhor në Serbi, Dimitrijevic.

Ai shtoi se në këtë mënyrë, KRZ zbaton detyrimin e paraparë me rregullore por gjithashtu jep kontributin e tij në luftën kundër koronavirusit, sepse, siç theksoi ai, “zgjedhjet mund të ndalen, por jeta jo”.

Vendimi i KRZ do të thotë që pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, do të përcaktohen afate të reja për zhvillimin e zgjedhjeve, si dhe që të gjitha aktivitetet elektorale të ndërmarra deri më tani do të kenë fuqi juridike në vazhdimin e procesit zgjedhor, ka sqaruar Klačar nga CeSID për N1.

Vendimi është i vlefshëm për zgjedhjet parlamentare, krahinore dhe lokale. Zgjedhjet do të vazhdojnë në përputhje me vendimin për përfundimin e gjendjes së jashtëzakonshme, e cila do të rregullohet me një akt të veçantë të Komisionit Republikan Zgjedhor.

Nënkryetari i KRZ, Zeljko Radet, deklaroi në seancë se një vendim i tillë nuk duhet të miratohet sepse ai beson se është “jokushtetues të pezullohet paraqitja e listave zgjedhore”.

Ai shtoi se nuk ka asnjë arsye për këtë sepse shërbimet janë duke punuar, noterët janë duke punuar, ka ende detyrime pune dhe se regjistrimi i listës duhet të bëhet kurse sa i përket datës së zgjedhjeve duhet të vendoset më vonë.

Sidoqoftë, përmes shumicës së votave të anëtarëve të Komisionit Republikan Zgjedhor, u mor vendimi për pezullimin e aktiviteteve zgjedhore, dhe siç u tha në seancë, anëtarët do të njoftohen për vazhdimin e punës së këtij Komisioni kur të hiqet gjendja e jashtëzakonshme.


Të gjitha informacionet në lidhje me gjendjen pandemike në vend mund t’i gjeni duke klikuar në këtë vegëz apo në faqen NË FOKUS nën seksionin PANDEMIA COVID19 NË LUGINË.

Related posts

Komuna e Bujanocit vendosë partneritet me Haraçinën

Sinani ka pritur në takim shefin e zyres së Osbe-së në Bujanoc

Në Preshevë fillon grumbullimin e qenve endacak